Kruja është zemra e botës.
Zef Skiro’ Di Maxho
- Kruja si kryqendra e rezistencës arbëre
Kruja si
kryeqendra e qendresës arbëre në shekullin e XV ka qenë në vëmendjen e
humanizmit evropian. Epopeja e madhe e Gjergj Kastriot Skënderbeut , përveçse
ndikimeve gjeopolitike që pati në rajon ka meritën se solli në vëmendje të
Perëndimit, Arbërinë dhe kryeqendrën e shtetit të tij Krujën. Ky shtim i
veçantë i vëmendjes politike e kulturore u arrit nëpërmjet thirrjeve për ndihmë
në krijimin e aleancave dhe mobilizimin kulturor, moral dhe fetar ndaj osmanëve
që po mundoheshin nëpërmjet pushtimeve të ashpra të asimilonin brenda
perandorisë së tyre këto territore. Në Arbëri, ku bëhet rezistencë zbarkojnë
vullnetarë dhe trupa ushtarake napolitanë, katalanë, gjermanë dhe anglezë të gjithë
të përbetuar për të luftuar osmanët dhe për të mbrojtur Evropën dhe
krishterimin. Edhe pse numri i tyre nuk është i përfillshëm për të ndaluar
valën e pushtimit otoman, letrat dhe kancelaritë që përfaqësojnë, idetë dhe
kulturën që sjellin bëjnë të mundur që ideja e mbrojtjes së Evropës të
konkretizohet nëpërmjet aleancave të ndryshme që ata i kërkojnë Papës së Romës
për të udhëhequr kundër të ‘pabesëve” .Nga ana tjetër kjo përpjekje e tyre
pasqyron realitetin që gjejnë në Arbëri dhe kryeqendrën e saj Krujën. Vetë,
udhëheqësi shqiptar, Skënderbeu është i ndërgjegjshëm se vepron në mbrojte të
Evropës në gjithë korrespodencën që ai ka me princat evropianë por dhe ata vetë
nuk mënojnë ta njohin kontributin e tij në këtë përpjekje fatale. Papa i Romës
e shpall atë Atlet të Krishtit, kurse i dërguari special i Papës , kalorësi
anglez John of Neëport do ti shkruajë atij se e vetmja rezistencë serioze ndaj
osmanëve ishin shqiptarët dhe se po të binte kjo fortesë, atëherë shumë shpejt
ata do të ishin në Itali.
- Imazhi humanist i Krujës mesjetare
Përmes këtyre
burimeve historike është bërë e mundur të hidhet dritë mbi aksionin politik dhe
jetën e Skënderbeut, por pak është hedhur dritë nga gërmimet arkeologjike përsa
i përket sesi mund të ketë qenë qyteti mesjetar i Krujës. Por nëse është
vështirë që të rindërtohet një model arkitekturor mesjetar i Krujës, në
librin “Historia e Skënderbeut” të shkruar nga Marin Barleti në gjuhën latine e
të përkthyer në gjermanisht mund të gjejmë Krujën imagjinare. Në gjuhën gjermane
vepra e Barletit u përkthye nga Johann Pinicianus (1478 – 1542). Kjo vepër pati
dy botime në 1537 dhe në 1578 . Skenderbeu paraqitej në botën gjermanike pas
një kontrasti të madh kulturor që kishte formuar ndarja e Europës në dy pjesë
pas invazionit osman. Në vitin e largët të 1450, kur Johanes Gutenberg
shpiku shtypshkronjën, Kruja, kryeqyteti i Shqipërisë në kohën e Skënderbeut po
vuante rrethimin e saj të parë nga Sulltan Murat II. Ishte koha kur Skënderbeu
me fitoret e tij mbi osmanët filloi të kthehej në shpresën dhe vullnetin e
Evropës. Skënderbeu mbrojti me sukses Krujën kundër tre rrethimeve të
organizuara nga Murat II dhe Mehmet II, dy nga pushtuesit më të tmerrshëm të
asaj periudhe, që udhëhoqën ushtritë më të fuqishme në botë. Por në të vërtetë
Skënderbeu ishte më shumë se sa thjesht një komandant i talentuar ushtarak; ai
ishte gjithashtu një njeri i Rilindjes Evropiane dhe Humanizmit që po niste të
shfaqej në atë kohë në Evropë. Veprimet e tij ushtarake kundër osmanëve ishin
njëkohësisht edhe veprime kulturore dhe politike. Ilustruesi i “Historisë së
Skënderbeut” të Marin Barletit, botimit të dytë në gjermanisht është
miniaturisti dhe piktori gjerman Jost Amman, (1539-1591). Gravura më e
rëndësishme e Jost Ammanit në këtë botim të vitit 1578 të Frankfurtit
është ilustrimi i një beteje të osmanëve në muret e Krujës. Në një nga këtë
gravurë kemi pasqyrimin e qytetit të Krujës si një qytet mesjetar europian ku
në sfond dallohen disa kisha, arkitektura antike, tempuj me kolonada, ndërtesa
monumentale me harqe dhe stil gotik, muret me kontraforte, porta e madhe e
hyrjes, në pjesën kulmore të kompozimit gravuror mbi një tjetër kullë të
rrumbullakët ngrihet pak i anuar në shtizë një flamur i madh me shqiponjën
dykrenare, flamuri heraldik i Skënderbeut.[1]
Jost Amman nuk ka qenë në Arbëri por nëpërmjet imagjinatës së vet përmes
leximit të veprës së Barletit pikturon një qytet të tipologjisë europiane të
kohës. Ky vizatim i Amman nën ndikimin e frymës humaniste përforcon një proces
historik më të hershëm që kishte filluar në territoret e Arbërit. Në brigjet e
Adriatikut lindor evolojnë qendrat urbane në qytete republika të
cilat do të kenë një tregti të zhvilluar por dhe statuset e tyre shumë të
rëndësishëm për qeverisjen e qyteteve dhe për të rregulluar marrëdhëniet me
jashtë dhe të shtetasve të tjerë me qytetet. Këto statute janë të ngjashme me
ato të qyteteve italiane dhe një pjesë të madhe zë koncepti i lirisë së
qytetarëve dhe administrimi kolegjial i tyre nëpërmjet një këshilli të zgjedhur
të përbërë nga qytetarët më të shquar. Po kështu familjet fisnike ballkanase
fillojnë të mbajnë anale dhe kur botohen veprat e tyre më vonë si ato të
Engjëllorëve p.sh një familje fisnike shqiptare nga Drishti, origjina e tyre do
të jetë e lidhur gjithmonë me trashëgiminë greko-latine dhe legjenda të
frymëzuara nga ngjarjet e mëparshme në rajon. Ky tipar është shumë i
rëndësishëm pasi përcakton përkatësinë i identitetit që këto familje fisnike
ndjejnë por dhe sepse ato përfshihen në afërsinë midis tyre dhe familjeve të
tjera evropiane duke përforcuar kështu idenë evropiane të rajonit që zë fill
nga miti i lashtë i Evropës por që ushqehet rrugës dhe me mite të rinj. Kështu
p.sh heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu(1405-1468) në
letrën që i dërgon princit të Tarantit i përmend origjinën e vet, atë epirote
dhe përmend një personalitet të botës antike si Pirron e Epirit. Po kështu Gjon
Muzaka në veprën e vet “Gjenealogjia e Muzakajve”(1510) përveç burimeve të
shkruara që ati zotëron dhe citon në vepër, përmend së familja e tij vjen që
nga ajo e heroit mitologjik Herkulit.
- Kruja mesjetare në udhëpërshkrimet e udhëtarëve të huaj
Kruja do të
mbetet në kujtesën europiane si simbol i rezistencës antiosmane. Si e tillë ajo
nuk do t’i shpëtonte vëmendjes së udhëtarëve të huaj që vijnë në Shqipëri në
gjysmën e shekullit të XIX. Një nga udhëtarët e parë europianë që e viziton në
1848 është Edëard Lear, udhëtari dhe pejsazhisti britanik. Pas vizitës në
Tiranë , gjatë rrugës për në Shkodër ai ndalon në Krujë. Pritja që i bëhet atij
në Krujë nga qeveritari Ali Beu është e denjë si një pritje aristokratike në
çdo vend tjetër, madje në të ka dhe gjurmë qytetërimi pasi “i interesuar të
mësonte ca më shumë nga Evropa, djaloshi zyrtar i Krujës e pyeti për anijet pa
vela e karrocat pa kuaj”.[2]
Prej Lirit kemi disa tablo dhe skica të mureve të jashtme të Krujës por jo
dëshmi të godinave të qytetit të Krujës. Një vizitë e një diplomati të huaj,
konsullit francez të Shkodrës A.Degrand në 1901 na ka lënë një dëshmi të
rëndësishme të Krujës mesjetare. Në vitin 1901 ai botoi një udhëpërshkrim, ku
tregonte dhe per dy kambana, që ishin të lëna në mëshirën e fatit në rrënojat e
kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Njëra nga këto ishte
bashkëkohëse me epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit, e derdhur në bronz në
vitin 1462 (MCCCCLXII), me përzjerje metalesh të çmuara. Menjëherë u vunë në
levizje tregtarët e relikeve e antikuareve,por fatmirësisht këtë relike
të çmuar që iu trashëgua shqiptarve si shenjë i epokës së lavdishme të
tyre e bleu i mirinformuari Shtjefën Gjeçovi, i cili më pas e skicoi,(
vizatim në dy pamjet, që ruhet në AQSH, Tiranë ku ruhet fondi i tij
arkivor.) Pas peripecish të shumta kjo këmbanë gjendet në Muzeun e
Krujës , dhe është ndër objektet më me vlerë të këtij Muzeu. Këtë
këmbanë e ka dëgjuar dhe Skënderbeu (pasi është e asaj kohe) dhe mendohet
se ajo i përkiste Kishës së Shën Andreas.[3]
Nuk është fort e qartë nëse Shën Andrea ishte shenjti mbrojtës i Krujës
siç dimë për Shkodrën që është Shën Stefani por me siguri ka qenë një nga
kishat kryesore të Krujës.
- Imazhi i Krujës mesjetare në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Qyteti i Krujës
do të rifitonte rëndësinë e vet muzeale e për rrjedhojë dhe në memorjen
kolektive europiane me ndërtimin e qendrës muzeale kushtuar Skënderbeut. Muzeu
Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është inaguruar më 1 Nëntor 1982
,ndërtuar në kështjellën e Krujës, në të majtë të hyrjes së saj. Ndërtesa
ka karakterin e një memoriali. Në zgjidhjen arkitektonike të jashtme shquhen dy
vëllime kryesore, pjesa e shtrirë horizontale me sallat e mëdha kryesore dhe
pjesa me theksim vertikal e trajtuar si kullat shqiptare të veriut. Hapësirat e
brendshme janë zgjidhur në mënyrë që mjediset të ndërthuren duke krijuar një
hapësirë të vetme të pandërprerë ,ashtu sic është përmbajtja e historisë së
paraqitur. Historia ,arkitektura dhe arti përbëjnë një të vetme.Janë përdorur
elementë arkitektonikë historikë,si trarë të rëndë e harqe guri.Veprat e artit
,gdhëndjet në gur,në dru, hekuri i rrahur si dhe hartat, grafiket,
pikturat në xham kanë vlerat e një materiali ndihmës historik. Muzeu hapet me
një grup skulpturor që paraqet Skënderbeun në mes të popullit. Figurat e luftëtarëve
nuk janë të emërtuara,veshjet e tyre dhe mbulesat e kokave tregojnë pjesmarrjen
e të gjitha krahinave në luftë për të mbrojtur vendin.Figura e gruas tregon
pjesmarrjen e grave në luftime. Ky grup skulpturor është realizuar nga
skulptorët Janaq Paço dhe Genc Hajdari.[4]
Në ambjentet e këtij muzeu gjendet edhe afresku me përmasa “ Qyteti
mesjetar i Krujës” i piktorit Fatmir Thaçi. Afresku është një paraqitje
imagjinare e Krujës mesjetare, ku shquajnë në sfond kambanorja e sotme e
Krujës, disa shtëpi monumentale në një stil të përzier të kullave të
veriut dhe arkitekturës së qyteteve Gjirokastër e Berat. Ashtu si dhe gravurën
e Amman në sfond mbi kullë të rrumbullakët ngrihet pak i anuar në shtizë një
flamur i madh me shqiponjën dykrenare, flamuri heraldik i Skënderbeut. Nuk e di
sesa piktori Fatmir Thaçi e ka njohur gravurën e Amman pasi kompozimi i tyre
është i ngjashëm përsa i përket hapësirës monumentale por në të njëjtën kohë
dhe i ndryshëm përsa i përket atmosferës historike kulturore që përçon. Në
qendër të afreskut ndodhet një kalorës i veshur me kostum tradicional të
Labërisë çka sëbashku me shtëpitë monumentale të krijojnë përshtypjen se më
shumë sesa në Krujë ndodhesh në Gjirokastër. Në këtë mënyrë atmosfera e Krujës
mesjetare prezantohet me një arkitekturë dhe kostumografi të disa shekujve më
vonë. Ndërtimi dhe kompozimi i qendrave muzeale në Shqipëri gjatë periudhës
komuniste iu nënshtruan ideologjisë së bashkimit nacional komunist dhe përçimit
të një kulture të thjeshtë në prezantimin e vlerave historike të së shkuarës.
Në sallat e mesjetës së vonë fustanellat e bardha propozohen natyrshëm si
elementë lidhës me periudhën. Mes mitit e legjendës këto ura kohore ofrohen si
elementë të domosdodhëm lidhës për një tregim linear të historisë së vendit[5].
Në qendër të tablove historike u pasqyrua populli anonim si ilustrim i denjë i
estetikës sovjetike të përçuar në Shqipëri nga estetët shqiptarë që studiuan në
Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1948-1960. Arti duhet të pasqyronte pikëpamjen
marksiste të rolit të masave të thjeshta në çdo ngjarje historike duke zhveshur
historinë mesjetare arbëre nga atmosfera kalorsiake e kohës. Gjatë viteve
70’-80’ në kohën kur ndërtohen qendrat muzeale dhe muzetë në Shqipëri
mbizotëron realizmi imagjinar që nënkuptonte pasqyrimin në art të vërtetave të
padiskutueshme historike dhe shpesh herë veprat e artit ilustronin edhe vetë
muret e muzeve historike. Kjo tendencë nisi me drojë në mesin e viteve 50’, për
ta huazuar dhe implementuar me metodën zyrtare të Realizmit Socialist e
strukturuar denjësisht në tablotë e mëdha kompozicionale përgjatë viteve
70’-80’[6].
Tablotë historike janë nga gjinitë më të vështira të artit pamor. Ato kërkojnë
një studim të mirë të epokës historike dhe një gërshetim sa më të mirë të
epokës me mesazhin universalist që duhet të përçojnë. Një tablo e Krujës
mesjetare me ngjyra sipas stilit të gravurës së Amman-it do të qendronte më
afër historisë së qytetit mesjetar të Krujës nëse Muzeu Historik Gjergj Kastriot
Skënderbeu do të rikonceptohej.
Bibliografi:
- Afrim Q. Karagjozi. “Eduard Liri”. Botimet Enciklopedike. Tiranë: 1997
- Ermir Hoxha. Realizmi Socialist Shqiptar. Galeria Kombëtare e Artit, 2017
- Fondi Muzeor i Muzeut Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Krujë
- Moikom Zeqo. Gravuristi Jost Amman, Skënderbeiada e artit. Drita. – 1 prill, 2007
1 comment:
Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
* magji dashurie
* magjitë e martesës
* magjitë e parave
* magjitë e bukurisë
* Magjitë e fatit
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjitë e kurimit të SIDA-s
* Magjitë e lotarisë
* Mallkimet heqin menjëherë magjitë
* Magjitë mbrojtëse
* Parashikimet e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
Email: ellenspellcaster@gmail.com
Whatsapp +2349074881619
Post a Comment