Ndryshimet e
identitetit kolektiv të shqiptarëve nga periudha e fundit e sovranitetit osman mbi Shqipërinë, në atë të mbretërisë
shqiptare dhe në periudhën e komunizmit janë të trajtuar sipërfaqshëm duke i
dhënë rëndësi një faktori social ose një tjetri dhe jo duke i trajtuar si një
tërësi faktorësh të rëndësishëm socialë që krijuan sinergjinë e nevojshme për
të gdhëndur identitetin kulturor e kombëtar shqiptar. Mjafton të përmendim faktin
se identitetit fetar të shqiptarëve i është dhënë një rëndësi më e madhe duke
analizuar detaje të ndryshme kulturore të lidhur me të dhe duke vendosur
Shqipërinë e shqiptarët në harta imagjinare të ndarjeve sipas diskursit
orientalist. Sëbashku me me analizat e identitetit fetar janë marrë apriori dhe
karakteristikat e përshkrimit të qytetërimit oriental për Shqipërin dhe
shqiptarët nga tekste klasike të lëtërsisë së udhëtimit të prodhuara nga
udhëtarë e diplomatë të huaj aktivë në rajon. Këto tekste janë analizuar qartë
nga Edward Said në veprën e tij “Orientalizmi”(1978), Maria Todorova në
“Imagining the Balkans” (1998) dhe Vesna Goldsworth në “Imaging Ruritania.The Imperialism of the Imagination”(1998)
si tekste që kanë prodhur imazh dhe perceptime të gabuara përsa
i përket realititetit dhe situatws kulturore e etnike në terren.
Sunday, 20 October 2019
Friday, 4 October 2019
Sixhadeja me portretin e patritotit Demo Eminit në fondet e Muzeut Historik Kombëtar.
Në
Muzeun Historik Kombëtar është një sixhade e përdorur nga Demo Emini. Sixhadja
ka përmasat 1630 x 1270 cm dhe numër inventari Nr. 561. Ajo ka qenë pronë e
familjes Nivica dhe më 03.12.1982 i është dorëzuar Muzeut Historik Kombëtar nga
koleksionisti Novruz Shehu nga Memaliaj. Në këtë sixhade është punuar portreti
i patriotit Adem bej Nivica, i cili njihet me emrin Demo Emini. Sixhadja është
punuar në vitin 1913 dhe mesa thuhet është portreti i fundit i Demo Eminit para
vdekjes. Sixhadeja është përdorur si element dekorativ i varur në mur nga të
afërmit e tij. Në të dyja anët e saj ajo është e dekoruar me motive floreale
por në mmes të tyre gjejmë dy shqiponja dykrenore çka e bëjnë atë të veçantë.
Sjellim ndërmend se flamuri i Skënderbeut dhe ai kombëtar i miratuar në Kuvendin
e Vlorës në në 28 nëntor 1912 ende nuk njiheshin mirë nga e gjithë popullsia
shqiptare. Në sixhade gjithashtu mbizotërojnë ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar
çka përforcon idenë se endësit e kësaj sixhadeje i njihnin mirë simbolet kombëtare.
Ky është një nga objektet e radha që ka në koleksionin e vet Muzeu Historik
Kombëtar që i dihet saktësisht origjina dhe që dëshmon në të njëjtën kohë përveçse
një figurë historike edhe punim të lartë artistik me tezgjah në krahinën e Labërisë. Po kush ishte Demo
Emini? Përshkrimin më të mirë të aktivitetit të tij patriotik e jep Namik
Delvina në artikullin kushtuar kësaj figure patriotike botuar në Revistën
“Minerva” në vitet 30’.
Subscribe to:
Posts (Atom)