Ligjërimi historik i trajtimit të së shkuarës të Ballkanit është kthyer në një ligjërim
historik-letrar që pasqyron edhe zhvillimet historike kulturore të marëdhenieve
të popullsisë ballkanike me të shkuarën , por edhe identifikimin e prototipeve
letrare, që kanë pasur një ndikim të madh në veprat e mëvonshme në letërsitë
përkatëse. Zhanri i romanit historik, duket se është zhanri letrar, që i shkon
më për shtat përfshirjes së historisë së rajonit dhe artikulimit të ligjërimit
historik në romane historike. Ndërthurja e metodave të historisë me ato të filologjisë
është e hershme, madje qëndron në themelet e historiografisë: pa përvetësimin
prej historiografisë në lindje e sipër të metodave të filogjisë, historiografia
as do të ishte lindur dot. Kjo dihet së paku që nga humanisti Lorenzo Valla e
këndej. Pavarësisht këtyre lidhjeve të
ngushta vetëm në fillim të shekullit të XIX fillon të predominojë kjo tendencë
letrare historike në kulturën e rajonit Në
fillim të shekullit XIX, kombet ende nuk kishin një histori të mirfilltë. Edhe
ata, që tashmë kanë identifikuar paraardhësit e tyre, nuk kanë në dorë veç disa
kapituj të mangët thelbi i të cilit është ende për të shkruar. ( Thiesse .A.M.(2004) Krijimi i identiteve kombëtarë.
Evropa e shekujve XVIII-XIX,Prishtinë:Dukagjini, fq 162) Ky proces, që në Europë fillon me romanet e William
Scotit, nuk mund të rri pa influencuar shkrimtarët e Ballkanit, kur ata përfshihen
në proceset shtetformuese të shteteteve tyre kombëtarë. Shkrimtarët e Ballkanit
në mënyrë të pavetëdijshme, duke shkruar përjetimet e tyre përreth së shkuarës
otomane të vendeve të tyre në romane historike, kanë krijuar një epope
historike, që lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e vendeve të tyre. Në këtë
rast romani historik shërben si model narrativ për përpunimet e para shkencore
të historive kombëtare dhe si vektor i shkëlqyer i përhapjes së një vizioni të
ri të së kaluarës.(Thiesse
.A.M .(2004)Krijimi i identiteve kombëtarë.Evropa e shekujve XVIII-XIX,
Prishtinë:Dukagjini,fq 163)