Mehmet Aliu lindi në vitin 1769 në një familje shqiptare nga Kavalla (Thesali). Ishte një ushtar i thjeshtë, kur më 1801 u dërgua në Egjypt për të marrë pjesë në shtypjen e revoltave të mamlukëve, zotër të vendit që prej shek. XIII. Më 1804, në krye të jeniçerëve shqiptarë, ai i dëboi mamelukët nga Kajro e u shpall governator. Brenda viteve 1820-1840 ushtria dhe flota e Mehmed Aliut, nën komandën e djalit të tij po aq të shquar, Ibrahim Pashës, u shfaqën sa në Kretë e Peloponez, aq edhe në Lindjen e Mesme, duke kërcënuar vetë kryeqëndrën e Perandorisë. Në 1831-2 Ibrahim Pasha pushtoi tërë Palestinën, Libanin si dhe provincën e Damaskut. Sulltani dërgoi për të shtypur shqiptarin rebel, vezirin e madh, Mehmet Reshit Pashën, i cili vetëm ndonjë vit më parë kishte masakruar në Manastir ajkën e parisë kryengritëse shqiptare (1830). Por Ibrahim Pasha i shpartalloi forcat osmane dhe e vazhdoi kundërmësymjen drejt zëmrës së Anadollit, ku mori Konjën, Qytahjan dhe Bursën.
Monday, 27 March 2017
Monday, 20 March 2017
Poezia e parë në gjuhën shqipe
Tradita e shkrimit të shqipes tek arbëreshët, që është e dokumentuar të paktën nga vepra e Lek Matrëngës E mbsuame e krështerë 1592, libër që ka 28 faqe, i shkruar në dialektin tosk dhe që përfshin brenda tij poezinë e parë të dokumentuar shqipe. Ky fakt dëshmon se tradita e të shkruarit të shqipes në Shqipërinë e Jugut ishte po aq e konsoliduar sa dhe në Veri. ‘E mbsuame e krështerë’, ‘Doktrinën e Krishterë’, përmban doktrinën e krishterë, shkruar në dialektin toskë nga papas Lukë Matrëngës. Siç pohon titulli ‘E mbsuame e krështerë’, është, pra, ‘Doktrinë e Krishterë’ në gjuhën shqipe dhe është një Katekizëm prej njëzetetetë faqesh, përkthim i veprës së jezuitit spanjoll, Atë Dr. Jakob Ledesma (1516-1575), shkruar latinisht.
Vepra e Lukë Matrëngës përmban një hyrje në gjuhën italiane, një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe katekizmin në formën e dialogut ndërmjet priftit e besimtarit që përgatitet për t’ marrë sakramentet e shenjta. Kjo vepër u hartua për t'u përdorur nga arbëreshët që nuk e kuptonin variantin latinisht apo italisht të katekizmit dhe u përdor nga qindra familje me prejardhje shqiptare në Kalabri, Sicili e në Pulje të Italisë.
Gjithëve thëres,kush do ndëlesë,
të mirë të krështë,burra gra,
mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se s'ishtë njerii nesh çë mkatë s'kaa;
e lum kush e kujton se ka të vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bijr të tij e për vëlla.
(1592)
Monday, 13 March 2017
Arbëria mesjetare dhe Milan Shuflaj
Arbëria Mesjetare është
një koncept dhe perceptim historik ende jo shumë i prekshëm dhe i studiuar mirë në
shkollat tona dhe për rrjedhojë dhe jo shumë i njohur nga brezi i ri. Kapërcimet pindarike, që
bëhen në tekstet e historisë që mësohet në shkolla nga periudha ilire në atë arbëre dhe orët e
pakta në dispozicion nuk bëjnë të mundur që të ketë një panoramë më të gjerë të zhvillimeve historike
dhe kulturore të Arbërisë paraosmane dhe përngjashmërisë së saj me jetesën, kulturën dhe zhvillimet politike
të përtej Adriatikut.
Subscribe to:
Posts (Atom)