Letërsia
është e pakufishme në hapësirat qiellore të saj. Në të lindin e shuhen meteorë
që ndriçojnë epokat, zhyten në errësirë, ringjallen sërish ose dhe harrohen në
tisin e kohës. Ky realitet i vërtetë për letërsitë e mëdha mund të mos ketë
luksin të zbatohet dhe për letërsitë e vogla, por pavarësisht këtij fakti ashtu
si ligjet e universit janë njëlloj për të gjithë edhe ligjet e brendshme të
zhvillimit të letërsive duam nuk duam janë të vlefshme dhe për letërsinë tonë.