Fillimet e shekullit XX nuk kanë qenë aq të
mbarë për imazhin e Ballkanit në Europë. Pas një rizbulimi të tij në fillimet e
shekullit XIX, entuziazmit dhe një idili dashurie për këtë pjesë të skajshme
jugore të Europës, gjë e cila u dokumentua dhe në shumë vepra dhe ditarë
udhëtimi të udhëtarëve, diplomatëve dhe njerëzve të letrave si Bajroni,
Shatobriani, Lamartini., etj shoqëria europiane e fillimit të shekullit XX u
ballafaqua me ikonat e tmerrshme të luftërave ballkanike.
Friday, 24 December 2010
Monday, 13 December 2010
Misioni fisnik i lëvizjes “Vetëvendosje”
Zgjedhjet
e përgjithshme që u mbajtën në Kosovë më 12 dhjetor kanë tërhequr dhe do të
vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e komunitetit botëror. Një grumbull analizash
dhe parashikimesh vërshuan në shtypin e shkruar për të analizuar qartë jo vetëm
përqindjet që do të marrin partitë e ndryshme politike, aleancat e mundshme që
do të krijohen pas zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre si një provë e sistemit
demokratik liberal në Kosovë, por edhe impaktin e tyre në shoqërinë e brishtë
të Kosovës dhe fillimin e profilizimit të partive politike që, pasi kanë
zgjidhur qartë çështjen e shpalljes dhe njohjes së pavarësisë nga komuniteti
ndërkombëtar, do të fillojnë të qartësohen në bazë të alternativave të tyre
partiake dhe ideologjive përkatëse.
Subscribe to:
Posts (Atom)