Me
rastin e përvjetorit të festës kombëtare të Kinës, në shtypin shqiptar nuk
munguan komentet pozitive për ecurinë ekonomike të këtij shteti të madh si dhe
përpjekja e veçantë për të kaluar nga sistemi i centralizuar ekonomik në atë të
ekonomisë së tregut. Nuk mund të mungonte natyrisht dhe një historik i shkurtër
i marrëdhënieve shqiptaro-kineze, ku midis shumë episodeve të miqësisë
tradicionale nuk u la pa përmendur dhe kontributi i Shqipërisë në hyrjen dhe
pranimin e Kinës në OKB me të drejta të plota.