Në
tragjedinë “Hamlet” të Shekspirit, princi tragjik i Danimarkës për të vërtetuar
dyshimet e veta ndaj të ungjit, organizon shfaqjen e një pjesëze teatrale të
quajtur “mouse-trap”. Në saj të kësaj pjesëze, princi dyshues dëshiron të
riprodhojë skenat e jetës së mëparshme të atit të vet deri ne çastin fatal, atë
të helmimit.