Në
paqen që u firmos pas Luftës Ruso-Turke 1769-1774, Perandoria Otomane i dha
Austrisë si shpërblim për ndihmesën e saj në arritjen e paqes një “rrip të
ngushtë toke”. I konsideruar si një territor i vogël dhe i papërfillshëm nga
përkthyesi zyrtar i Perandorisë Otomane që ishte një grek fanariot, territori u
quajt një dhuratë simbolike dhe pa implikime për të ardhmen.