Kruja është zemra e botës.
Zef Skiro’ Di Maxho
- Kruja si kryqendra e rezistencës arbëre
Kruja si
kryeqendra e qendresës arbëre në shekullin e XV ka qenë në vëmendjen e
humanizmit evropian. Epopeja e madhe e Gjergj Kastriot Skënderbeut , përveçse
ndikimeve gjeopolitike që pati në rajon ka meritën se solli në vëmendje të
Perëndimit, Arbërinë dhe kryeqendrën e shtetit të tij Krujën. Ky shtim i
veçantë i vëmendjes politike e kulturore u arrit nëpërmjet thirrjeve për ndihmë
në krijimin e aleancave dhe mobilizimin kulturor, moral dhe fetar ndaj osmanëve
që po mundoheshin nëpërmjet pushtimeve të ashpra të asimilonin brenda
perandorisë së tyre këto territore. Në Arbëri, ku bëhet rezistencë zbarkojnë
vullnetarë dhe trupa ushtarake napolitanë, katalanë, gjermanë dhe anglezë të gjithë
të përbetuar për të luftuar osmanët dhe për të mbrojtur Evropën dhe
krishterimin. Edhe pse numri i tyre nuk është i përfillshëm për të ndaluar
valën e pushtimit otoman, letrat dhe kancelaritë që përfaqësojnë, idetë dhe
kulturën që sjellin bëjnë të mundur që ideja e mbrojtjes së Evropës të
konkretizohet nëpërmjet aleancave të ndryshme që ata i kërkojnë Papës së Romës
për të udhëhequr kundër të ‘pabesëve” .Nga ana tjetër kjo përpjekje e tyre
pasqyron realitetin që gjejnë në Arbëri dhe kryeqendrën e saj Krujën. Vetë,
udhëheqësi shqiptar, Skënderbeu është i ndërgjegjshëm se vepron në mbrojte të
Evropës në gjithë korrespodencën që ai ka me princat evropianë por dhe ata vetë
nuk mënojnë ta njohin kontributin e tij në këtë përpjekje fatale. Papa i Romës
e shpall atë Atlet të Krishtit, kurse i dërguari special i Papës , kalorësi
anglez John of Neëport do ti shkruajë atij se e vetmja rezistencë serioze ndaj
osmanëve ishin shqiptarët dhe se po të binte kjo fortesë, atëherë shumë shpejt
ata do të ishin në Itali.