Eja mjeshtër na mëso,
si ta mbrojmë
shpirtin nga paudhësitë,
por vetëm ki
parasysh
se kupat me helm
ska kush ti pijë.
Nuk skuqemi as
nxihemi më,
se nuk i
respektojmë ligjet
Sokratët i kemi
burgosur në fund të shpirtit
e sa herë kemi
nevojë për ta,
i citojmë kot së
koti
Eja mjeshtër dhe na
merr për dore
Ti i di më mirë se
të gjithë
rrugicat e shpirtit.
Na fol me gjuhë të
ëmbël,
se ku fle brenda
nesh Zoti dhe djalli
kush është i vdekuri
dhe kush është i gjalli
Eja Mjeshtër, mos
na braktis...
No comments:
Post a Comment