Skicë filozofike
Qiriri ndriçon zbehtë dhomën. Objektet dhe njerëzit që
janë në të duken si në mjegull , jo për arsyen se nuk ka dritë të mjaftueshme,
porse qiriri është një qiri i dobët i bërë me dhjamë kafshësh të buta, të
keqtrajtuara keq skutave të shtëpisë. Ai është një qiri i përftuar në mënyrë
artizanale, sepse industrializimi ka ardhur shumë vonë këtyre anëve. Por jo
vetëm industrializimi, por edhe shumë gjëra të tjera. P.sh këtu nuk me njohin
konceptin e mbajtjes mirë të kafshëve, larjes apo kashaisjes së tyre. Këtë
privilegj, në fakt e kanë vetëm kafshët e punës sepse ne gjërat i ndajmë
thjesht në gjëra të dobishme që na sjellin lekë dhe në ato të padobishme që sna
sjellin lekë. Qentë e rrugëve i trajtojmë pa mëshirë, kur i gjejmë buzë rrugëve
për tiu ngopur ndonjë shkelm barkut ose kur rendim pas tyre me makinë për tu
shkelur putrat. Po kështu po është se shohim ndonjë mace në kazanë të plehrave
fillojmë dhe u gjuajmë me gurë pa mëshirë derisa të japin grahmën e fundit. Na
pëlqejnë ti bëjmë të tjerët rreth nesh të vuajnë edhe pse shpesh herë e fshehim
sadizmin tonë me një interesim të shtirë. Këtë gjë duket sikur e kanë marrë
vesh edhe fluturat që sillen rreth
flakës së qiririt, që sdi se prej ku kanë ardhur nuk janë si fluturat e
zakonshme, gjithe ngjyra e delikate. Në të kundërt flatrat e tyre u përngjajnë
atyre flatrave të fluturave të bardha që përshkruan Darvini te “Origjina e
Llojeve”, që u bënë me flatra të zeza pas hapjes së disa fabrikave në rajon.
Çtë ketë influencuar vallë? Ambienti që qelbet përditë nga cinizmi ynë nëse
fluturat kanë të drejtë të digjen apo jo rreth flakës të qiririt? Indiferentizmi
ynë që shijomë ashtu si një paraardhësi ynë i largët Neroni, ti biem violinës
ndërsa Roma digjej? Vetkënaqësia e derrit të kënaqur, me 15 ditë pushime në
verë në një resort egzotik, një makinë dhe dreka e darka të kaluara jashtë të
shtunave dhe të dielave?
Sido që të jenë arsyet ato s’mund të ndalojnë dot asgjë,
se fluturat e stërmunduara nga lodhja me shumë vështirësi do sillen rreth
flakës së qiririt dhe atje ku ne s’do ta pandehim do tju digjen flatrat si për
të na kujtuar se sdo të arrijnë kurrë të kthehen në krimba për të prodhuar
mëndafsh. Eh mëndafshi! Këndej nga ne s’ka kaluar kurrë rruga e mëndafshit, por
jemi mjaftuar me shajakë që shpesh herë e kemi përftuar nga lëkurët e paregjura
të kafshëve të vrara mizorisht. Shajak, shajak dhe dajak! Kohë e vështirë dhe
truall i vështirë për fluturat...
No comments:
Post a Comment