Sivjet të gjithë deklamatohen hapur
me një gëzim fals që u lodron në fytyrë,
duke ngritur lart flamujt e haresë
për t’iu
gëzuar një feste
që një njëqind vjetor u kujton.
Krejt e huaj për mua kjo butafori
arlekinash
që ndjell zhurmë e gaz mediokër
të tregtarëve të flamujve
shkakton arratisje në vende e kohë të tjera
ku ideale dhe ëndrra presin të realizohen
e deri në mungesë të tyre
shpirti i nënshtrohet qetësisht, në
paqe
flamurit të trishtë të melankolisë sime.
Tiranë 24.10.2012
No comments:
Post a Comment