Oh! Sa të lumtur
që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të
mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje
historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër
sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e
madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke
lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e
qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.
Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë,
që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk,
por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të
shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur,
shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i
kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur
të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të
sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me
trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund
mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të
PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! Për t’ia arrijtur kësaj dite të
bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e
patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe
e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo
mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë
Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të
cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur
nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit.
Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë
Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).
Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën
dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i
pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar
si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.
Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.
Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.
Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipërija!
28.11.1912
No comments:
Post a Comment