Tuesday 4 June 2013

Kaligula *



Oderint dum metuant-Më urrejnë por ma kanë frikën


 Ish ushtari romak   Kaligula,
që kish marshuar gjithandej
nepër botën romane
me një tunikë, parzmore dhe sandale
në shekullin 39 të erës sonë

i  shpallur tashmë që prej dy vjetësh perandor,
i mërzitur nga senatorët barkdhjamë dhe shpirtngushtë 
që gjithë kohën kalonin me intriga dhe komplote
vendosi t ua luante një rreng
për të parë se deri ku sjellja e tyre servile mund të shkonte.
Për këtë arsye shpalli Intactiusin, kalin e tij më të dashur
Konsull të parë të Romës,
dhe i ftoi të gjithë të hanin në një tryezë me të
 ta kashaisnin e të dëgjonin turfullimat,
kur ai nga kënaqësia përtypte tagjinë e tij me elb e mjaltë.
E urrenin por ia kishin frikën
ndaj,  prej tyre askush  nuk foli
derisa një ditë, një njeri i çartur
nga viset matanë detit, Ilirisë së shkreptë
duke mos duruar më sesi Kaligula merrte vendimet
duke bërë gjasme sikur pyeste kalin,
dhe me cinizëm vendoste çfarë të donte vet
Iu hodh përsipër Incitatusit të gjorë me një shpatë të shkurtër
dhe e plagosi pa mëshirë në gjoksin e tij të bëshëm.
Kali nuk ngordhi, dhe me vrap e shpëtuan
 rebelin  mes gjithë asaj turme,
senatorët të parët e kapën dhe nisën të lidhur këmbë duar
te Kaligula që me buzë në gaz 
të gjithë skenën e kishte parë
“Pse e bëre o njeri këtë akt të shëmtuar?
Kujtove se po të vrisje Incitatusin
       e  do shpëtoje Romën?
Eja me mua dhe hidh sytë poshtë në stallën e mermertë
Aty rriten plot mëza të rinj, që në Konsull të parë
mund ti gradoj çdo moment
 vure vath në vesh e kujtomë
Incitatus e pushtet pa kufi gjithmonë do ketë
derisa në këtë botë ka të tillë senatorë”.
Djaloshi trim u mbyt në dëshpërim
ndërsa Kaligula duke parë mëzat e senatorët
qeshte, qeshte pa pushim


 *    Perandor romak 12 e.s-41 e.s, i njohur për sundimin e tij  të ashpër, ekstravagant dhe pervers gjithë skandale politike e morale.Kaligula njihet në histori dhe në art si një tiran të çmendur që emëroi Incitatusin, kalin e tij më të dashur si Konsull të parë. Kaligula emrin e vërtëtë e kishte  Gaius Julius Caesar Augustus Germanicus, ndërsa emri që përdorte ishte një nofkë e marrë nga fjala latine caliga që do të thoshte sandale e ushtarit romak. Duke qenë , biri i Perandorit romak Germanicus, që në moshën tre vjeç kish marrë pjesë në një fushatë duke shoqëruar të atin, prej ku dhe ushtarë ku e kishin parë të veshur si legjionar i vogël i ngjitën nofkën “Caligula”.


No comments: