Sunday 2 June 2013

Erërat fryjnë



Erërat fryjnë
në ç’vende na çojnë?
Mbi ç’kuajsh vdekjesh
vallë kalërojmë?


Retë përplasen
sjellin bunacë
ç’metafora dhimbjesh
vallë lëmë pas

Pishat lotojnë
në lotë të gjelbër
ç’është ikja?
një kthim i vjetër!?

Zogjtë rënkojnë
në cicërima të zverdhura
të humbur shkojmë
drejt parajsave të tretura

Erërat frynë
në ç'vende na çojnë?
Mbi ç’kuaj vdekje
vallë kalërojmë?


1994


No comments: