Thursday 24 November 2011

Thënie të pavdekshme





Liria e shtypit


“Në ditët tona një qytetar që shtypet ka vetëm një mënyrë për t’u mbrojtur: kjo është që t’i drejtohet tërë kombit dhe në qoftë se ai është shurdh, njerëzimit. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë: kjo është shtypi. Liria e shtypit është pafundësisht më e çmueshme te kombet demokratike se sa te të gjithë të tjerët; vetëm ajo e shëron shumicën e të këqijave që mund të prodhojë barazia. Barazia i izolon dhe i dobëson njerëzit, por shtypi vendos pranë secilit prej tyre një armë mjaft të fuqishme, të cilën mund ta përdorin më të dobëtit dhe më të pafuqishmit. Barazia i heq çdo individi mbështetjen e të afërmve, por shtypi i lejon të thërrasë në ndihmë të gjithë bashkëqytetarët dhe të gjithë të tjerët si ai… Prandaj shtypi është, par excellence, instrumenti demokratik i lirisë”.

Alexis de Tocqueville












Indiferentët

Atë që mbetet në dritare vetëm për të parë, që e ka mbushur jetën vetëm me atë pak gjë që mund t'i ketë ofruar aktiviteti i tij personal dhe që e zbraz zhgënjimin e tij duke poshtëruar të sakrifikuarin, atë që është përgjakur, vetëm pse sakrifica e tjetrit nuk ja ka përmbushur synimet e tij, - atë nuk mund ta pranoj. Unë jetoj. Unë jam një partizan, një mbështetës. Për këtë arsye, i përbuz të gjithë ata që nuk marrin pjesë. Pra, i urrej indiferentët.


Antonio Gramshi


No comments: