Takohen një ditë
në Pazar,
një dhelpër
e një kal
Mirë që të takova,
more zonja ndrikull
Si ia ke dalë që
të gjithë
Të thonë
mendjendritur?
Dinakërinë tënde
se ka askush
tjetër
Dhe njërëzit për
një të zgjuar
thonë, është
dhelpër
Eh të marr vesh,
more zoti kumbar
kjo pyetja jote e
mënçme
se ku do të dalë
Dhelpërat për
dinake
i njeh i vogël
dhe i madh
por ai që pushtoi Trojën
ishte një kal
Se se kanë thënë
kot
atë të shkret
fjalë,
më mirë të dalë
syri
se i shkreti nam...
No comments:
Post a Comment