Si erdh papritur ky fillim vjeshte
E kohën me të verdhë mbuloi
Solli erë, bunacë e gjethe
Që koha rrugëve ua blatoi
Kam mbetur vetëm fillikat
si gjethe që në tokë bie
i pafuqishëm dhe i ngratë
si monument memec, pa krye
Më kanë braktisur të gjithë
Sanco Pancua, shqytari, i pari
Shkoi të bëhej governator
Por ishullit i doli pronari
Kish ikur për të kullotur
Dhe Rosinanti im besnik
Papritur e vollën ca tregtarë
Për ta bërë qofte e sanduiç
E sdi se ku ti dërgoj një letër
Të famshmes Dylqinjë të Tobosës
Kush dreqin i di të gjitha
Adresat e burdellove të botës
Po më vret tmerrësisht kjo vetmi
Smë mbeti njeri pranë në këtë bot
Qenka shumë vështirë të kesh një ëndërr
Akoma më vështirë të jesh Don Kishot....
14.09.2012
Më kanë braktisur të gjithë
Sanco Pancua, shqytari, i pari
Shkoi të bëhej governator
Por ishullit i doli pronari
Kish ikur për të kullotur
Dhe Rosinanti im besnik
Papritur e vollën ca tregtarë
Për ta bërë qofte e sanduiç
E sdi se ku ti dërgoj një letër
Të famshmes Dylqinjë të Tobosës
Kush dreqin i di të gjitha
Adresat e burdellove të botës
Po më vret tmerrësisht kjo vetmi
Smë mbeti njeri pranë në këtë bot
Qenka shumë vështirë të kesh një ëndërr
Akoma më vështirë të jesh Don Kishot....
14.09.2012
No comments:
Post a Comment