Sot është një ditë për tu mbajtur mend, sepse më 24 gusht 1899 lindi Jorge Luis Borges, poeti i madh të cilit fati dhe yjet , i dhanë një trup që s'lë pas bij dhe verbimin që është hije-burg dhe pleqërinë -aurorë e vdekjes dhe famën që kërkush se meriton-për të cilin të gjithë (antologjitë , Enciklopeditë,studiuesit, lektorët), madje edhe "antikrishti" i vet, argjentinasi tjetër Sabato thonë se ishte figura më e rëndësishme e letërsisë së shekullit XX. Paradoksialisht Borhes nuk e fitoi asnjëherë çmimin Nobel por ai ka hyrë thellë në kulturën botërore si poeti dhe shkrimtari që i këndoi shumë natyrshëm çdo gjë që ishte njerëzore edhe pse shpesh herë përmes një skeptitizmi human që rikrijon sipas trilleve të fantazisë së pashtershme sërish kozmosin.Sidoqoftë në gjithë këtë botë imagjinare e metafizike që ai u rrek të krijojë, nuk bën për vete teorinë e relativitetit të një mendje tjetër të madhe, Ajnshtanjit për ti konsideruar të gjitha vlerat njerëzore në ndryshim por shfaqet sa konservator po aq dhe modern, sa predikues dhe biblik po aq i revoltuar dhe futurist si në poezinë e mëposhtëme:
Të drejtët
Një burrë që ujdis kopshtin e vet ashtu si dëshironte Volteri.
Kush kënaqet se në tokë egziston muzika.
Kush me gazmend zbulon një etimologji.
Dy nëpunës që në kafenë e Jugut luajnë shahun qetësisht.
Poçari që paramendon një ngjyrë, një formë.
Tipografi që faqos bukur radhët me të cilat mbase
s'është njimend
s'është njimend
Një burrë e grua që lëçisin tercinat e fundme të një kënge.
Ai që përkëledh kafshëzën tek fle.
Kush përligj a do të shfajësojë të keqen që i kanë bërë.
Kush është mirënjohës që në tokë lindi Stivensoni
Kush pëlqen që e drejta tu takojë të tjerëve.
Njërëz të tillë, që i shpërfillim, po shelbojnë botën.
Te Borhesi e përditshmja kthehet në hyjnore dhe e shenjta në përditshmëri që sakrifikon në të dy rastet në të mirë të njerëzimit. Brenda një sendi shoh të gjitha sendet-thotë diku tjetër në një poezi të tjetër të tij, pa e ditur se na ka dhënë vetë çelësin që ta kuptojmë atë më mirë por dhe ne të njohim veten më mirë. Brenda veprës së tij-ne shohim veten dhe kështu vazhdojnë këta rrathë njohje deri në amëshim si një proces i pandalshëm që i përngjan ëndrrës që ai shkrojti për njeriun që shkruante një poemë të gjatë për njeriun.....
Burimet: Parathënie e përmbledhjes poetike nga Arian Leka
Burimet: Parathënie e përmbledhjes poetike nga Arian Leka
No comments:
Post a Comment