Hardhia është
tharë
Hardhia është
plakur.
Në dejet
e saj ka shumë pak gjak,
sa nuk ka
mundësi të ma veremosë
filxhanin
e kafesë.
Hardhia
është mpakur,
flokët i
kanë rënë
sa nuk
mund të më japë më gjethe,
të bëj
japrakë me ëndrrat-musht të saj.
Hardhia është dobësuar
s’mbahet
dot në këmbë
sa smund
të më mësojë më
si të
përqafojë
Por hardhia
e mban mendjen në kokë,
hardhia
nuk është çmendur,
sa të
besojë fjalët e njërzëve që më urojnë
çdo gusht
Ta gëzosh
pjergullën plot me rrush!
Tiranë: 25.08.2012
No comments:
Post a Comment