Saturday 25 February 2012

Fjalëkryq






                  Para meje qëndron
                  një fjalë e vështirë
              Më duhet të vrasë mendjen për ta gjetur
                   Enigma kënaqet pa masë
                    kur më shikon të ligur,
                    të munduar të tretur
              E gjej ! Konturoj në mendje ditë të bardha
                  Enigma nxihet, neveritet
                  e përnjëherësh nxjerr katrorin e zi
                  më jep një të panjohur të re
                   e si korb qesh me kënaqësi
              Troshitem, shtrohem në spital. Bëj llogari ditët e bardha
              gjysma e jetës më ka shkuar duke gjetur enigma të gjata
                  Enigma gajaset, krakërin
                  e më dërgon katrorë të zinj
                  ëndrra-arkivole të dëshirave të mia
               Nuk trembem. Marr frymë thellë dhe shënoj germat
               në katrorët e bardhë, duke pirë qetë-qetë një cigar.


No comments: