Wednesday 11 January 2017

Lord Bajroni me fustanellë


Kjo është një tablo e Lord Bajron me bojra uji e titulluar "Lord Bajroni me kostum grek" e një autori anonim. Kjo tablo ruhet në Muzeun Benaki ne Athinë. Ne këtë muze gjenden shume tablo me tematike shqiptare, ashtu si dhe kjo pikture ku dallohet qarte veshja popullore shqiptare e Bajronit, e adoptuar me vone nga grekët si vëren dhe Filohelenisti George Finley ne vepren e vet "Historia e Revolucionit Grek": Përhapja e fustanellës , veshjes kombëtare të shqiptarëve ndërmjet popullsive të tjera fqinje të Ballkanit si grekët dhe turqit na vjen përmes dëshmisë së tij, i cili në një udhëtim të bërë në gjithë Perandorinë Otomane, Shqipëri, Maqedoni,Greqi etj vuri re se veshja e zakonet  shqiptarëve vlerësoheshin në mënyrë të veçantë dhe imitoheshin.
Finley shkruan se: “.... madje dhe turqit, që gjithmonë kanë ndikuar shijet dhe zakonet ushtarake, u bënë imitues të shqiptarëve” duke folur për rolin e madh dhe rëndësinë që patën shqiptarët Finley shprehet : Një shenjë të vockël, por që bie në  sy, të pozitës së lartë që fituan shqiptarët, na e tregon pranimi i përgjithshëm i veshjes së tyre. Atëherë u bë një gjë jo e pazakonshme, në Greqi e në Maqedoni, që të shihje fëmijët e osmanllinjve më krenarë të veshur me fustanella ose me fundin e bardhë të toskëve. “Madje dhe të rinjtë grekë me pozita guxuan që ta pranonin këtë veshje, veçanarisht kur bënin rrugëtime, meqë ajo u jepte mundësinë që të mbanin armë” 
Origjinën e fustanellës në Greqi, historiani anglez dhe një nga eksonentët e Filo Helenizmit George Finlay e ka përcaktuar si shqiptare,  kur shkruan se ishte fama e shqiptarëve, e cila i nxiti grekët e tanishëm të përshtasin fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Si pasojë e këtij admirimi për shqiptarizmin oborrtarët e mbretit Otto përvetësuan aspektin melodramatik të tij duke realizuar një imitim të shtirë e pa shije të veshjes së shkëlqyer e të pasur që tërhoqi vëmëndjen e Childe Haroldit në galeritë e pallateve të Tepelenës; por fustanella greke prej bastme varet përqark kërcinjve të grekëve si një fustan prej letre, ndërsa fustanella e bardhë e toskëve, prodhuar nga një lëndë e fortë në avlemendet e vëndit, derdhet në kinda të hijshme të pëlhurta.



No comments: