Poeti
i madh romantik anglez George Gordon Byron, gjatë vizitës së tij në
Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë, mori si kujtim nga ato vise
një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e
këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips
që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin
shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”
(Portret i një fisniku me veshje shqiptare). Portreti
u vendos në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në
Athinë.
Showing posts with label Ali Pashë Tepelena. Show all posts
Showing posts with label Ali Pashë Tepelena. Show all posts
Sunday, 24 January 2016
Sunday, 15 February 2015
Përplasjet për Ali Pashë Tepelenën-Intervista në Gazetën 'Shqip"
Ali Pashë Tepelena / Një personazh historik që përplas
studiuesit dhe shkrimtarët në qëndrimet rreth kësaj figure… Cila është e
vërteta e këtij shqiptari që vazhdon të joshë në shekullin XXI me historitë e
tij. Dorian Koçi, nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar sjell një këndvështrim
mbi figurën e Pashait të Janinës
Zbulimi i një poeme të panjohur më parë kushtuar Ali Pashë Tepelenës në
gjuhën greke dhe botuar nga albanologu i njohur, Emile Legrand në Francë në
1871, do ta çonte Dorian Koçin, njohës të historisë dhe nëndrejtor i Muzeut
Historik Kombëtar drejt një këndvështrimi të ri në figurën e Pashait shqiptar.
Një personazh që ka gjetur gjithnjë kundërshti në mendimin politik e kulturor
shqiptar, për të cilin rilindësit në veprat e tyre mbanin qëndrim kritik,
ndërsa udhëtarët e huaj apo shkrimtarët anglezë i vishnin tone joshëse, që ende
sot i bëjnë anglezët të vizitojnë Sarajet e mbetura nga Pashai në Tepelenë. Por
cili ishte në të vërtetë Ali Pashë Tepelena?
Subscribe to:
Posts (Atom)


