
Dy ngjarje të rëndësishme letrare për kulturën shqiptare ishin programuar për tu zhvilluar në muajin mars dhe prill në shtetin tonë fqinj Greqi.E para ishte pjesëmarrja e shkrimtarit tonë të madh Kadare në aktivitetet e organizuara nga autoritetet e ministrisë së kulturës greke dhe Pallatit të Kulturës (Megaro Muzikis) ku ai do të prezantohej si një nga shkrimtarët më të vlerësuar me çmime të ndryshme ndërkombëtare dhe e dyta ishte prezantimi dhe promovimi i romanit “Të jetosh në ishull” në greqisht të shkrimtarit dhe politikanit Ben Blushi.