Wednesday 31 August 2016

Faik Konica për Ali Pasha Tepelenën



Faik Konica, në shkrimin e tij të titulluar "Ali Pasha i Tepelenës", në muajin Shkurt 1902 në gazetën "Albania", duke qortuar shqiptarët që shanin Ali Pashën, thekson:

"E pse të zemërohemi me zaptijet e mjerë që nuk e kanë kuptuar Ali Pashën? Për të njohur mirë jetën dhe punët e Ali Pashës duhen studjuar nja dhjetë libra inglisht, nja pesë a gjashtë greqisht dhe nja tre a katër frëngjisht, të cilat flasin për të... Vetëm një gjë duam t'u themi këtyre poturakëve: - Nuk themi se ju jeni shqiptarë të liq, por për emër të Perëndisë pse doni të gjykoni punëra që s'i dini?!"




Monday 29 August 2016

Ali Pasha Tepelena në botën arbëreshe



Janina qe vatra , ku mblidheshin gjithë burrat e urtë të Arbërisë, të Maqedonisë dhe Elladës e atje, midis studimeve, bënin plane për të çliruar atdheun e tyre. Që andej u ngrit Aliu i Tepelenës, burrë i urtë e i madh, ndonëse i pafat, i cili tregoi i pari kalbësirën, që bren mbretërinë e turqve e u dëfteu helenëve si ta mundnin atë dhe si të çliroheshin. 

Gavril Dara i Riu. Kënga e Sprasme e Balës, Parathënie.Vepra:Toena, Tiranë:2010, fq 97



Wednesday 24 August 2016

Protektorati i influencës dhe xhamadani vija-vija




Nacionalizmi shqiptar, forca lëvizëse që krijoi shtetin e parë shqiptar në Ballkan më 28 nëntor 1912, është nacionalizëm policentrik. Qendrat më të rëndësishme të tij ishin jashtë kufijve natyralë të Shqipërisë, si Napoli, Bukureshti, Stambolli, Sofja, Kajro dhe në Shqipëri në kryeqendrat e vilajeteve, Shkodër, Janinë, Manastir e Shkup e Prizren. Këtë tipar ai e ka trashëguar edhe tani në periudhën postnacionaliste, ku qendra të tij janë Tirana, Prishtina, Tetova, Presheva e Ulqini.


Një pasqyrë për shekullin e XX nga ADONIS





Shekulli i XX nuk ka qenë për të gjithë shekulli i dritave. Shoqëritë që kanë kaluar përmes ndryshimeve të njëpasnjëshme sociale, shpesh herë të tramatizuara nga këto ndryshime nëpërmjet ndërgjegjes së tyre, poetëve, kanë gjetur mënyrën si të shprehin këto kapërthime sociale si në poezinë e mëposhtme nga ADONIS. Duket sikur traumat e shekullit të kaluar po e ndjekin dhe sot Sirinë që vazhdon ende të stërmundohet e përgjaket si grua që është duke lindur, pa ditur nëse do të lindë apo do humb fëmijën. 

Një pasqyrë për shekullin e XX

Një arkivol që vesh fytyrën e një fëmije,
Një libër
i shkruar brenda krakaritjeve të një sorre
një kafshë që ecën me stërmundim përpara duke mbajtur një lule,
një gur 
që merr frymë brenda mushkrive të një të çmenduri
Ky është i tëri.
Ky është shekulli i njëzetë.


Përktheu: Dorian Koçi



Tuesday 23 August 2016

Gjuha shqipe, gjuha e munguar e Festivalit Ndërkombëtar të Strugës.




Shqiptarët krenarë zgjedhin vetëm mos marrin pjesë në ceremoni ku përjashtohet gjuha shqip (rasti i Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Zijadin Selaj),  të tjerët pranojnë në heshtje diskriminimin e gjuhës së tyre. Kjo histori nuk ndodh shumë larg prej këndej.


Monday 22 August 2016

Këngë për Vasilikën




Vasilikë e bukur, hi e hir-i vashës,
Psherëtimë e bardhë e Ali Pashës,
Dimër edhe verë tridhjetë vjet në shkallë,
Bindu, moj e gjorë, që Aliu s’është gjallë.


Friday 12 August 2016

Një libër i ri për Çamërinë...Intervistë në Gazetën Shqiptare



Ky libër i ri për historinë e Çamërisë është në vazhdën e një tradite pozitiviste, larg mllefeve dhe smirave kombëtariste. Në të flitet gjeerësisht për të vërtetat historike, mbështetur në dokumenete të autorëve shqiptarë dhe të huaj, pa paragjykimet e njohura, ato që me aq lehtësi e kthejnë çdo mirëkuptim në moskuptim dhe çdo afrim në të kundërtën e vet.

Ismail Kadare, Hyrje, fq 6



Thursday 11 August 2016

Historia magistra vitae est



Kur erdhi në fron Sulltan Abdülmexhidi I, djali i Sulltan Mahmudit II, që shkatërroi pushtetin e Ali Pashë Tepelenës dhe Bushatllinjve, masakroi jeniçerët në 1826, kreu masakrën e Manastirit në 26 gusht 1831, dhe u përpoq ta fuste Perandorinë Otomane në rrugën e modernizimit, e gjeti perandorinë në një gjendje kritike. Në atë kohë babai i tij vdiq, por më parë i kishte lënë të birit si kular pas një marrëveshje me Perandorinë Ruse, ku 5000 forca ruse ishin vendosur në Dardanale e Bosfor për të ruajtur pushtetin e tij ndaj Mehmet Ali Pashës, një pashai tjetër kokëkrisur shqiptar që Egjiptin dëshironte ta linte si pushtet të trashëguar fëmijëve të vet.


Wednesday 10 August 2016

Incidenti i Teplitzit dhe mendimi intelektual shqiptar


Incidenti i Teplitzit, është një tablo e pikturuar nga Carl Rohling në 1887. Tabloja ilustron ngjarjen e njohur në qytetin çek të ujrave termale në Teplitz në  vitin 1812, ku për herë të parë u takuan  dy gjigandë të kulturës botërore, Bethoven dhe Gëte.


Thursday 4 August 2016

Portreti i Skënderbeut në 3D dhe historia


Përparimi i shkencës dhe teknologjisë ka bërë të mundur që të riprodhohen në pamje trediemensionale,  figura të ndryshme historike . Në këtë mënyrë, këto figura historike vijnë  shumë më afër publikut dhe bëhen më të prekshme për brezat e rinj. Para disa ditësh u shfaq në publik një imazh i tillë tredimensional i portretit të Skënderbeut nga piktori Fatmir Gjevukaj i cili që nga viti 2005 merret me formatin 3D.