Saturday 30 July 2016

Ide dhe revoltë mes brezit të ri dhe të vjetër në mbretërinë shqiptare



Sociologu i mirënjohur Durkheim e përkufizon vetvrasjen si term të aplikuar në të gjitha rastet e vdekjes si rezultat direkt ose indirekt i një akti negativ ose pozitiv të vetë viktimës, për të cilin ai e di që do sjellë këtë rezultat.  Nisur nga kjo qasje teorike është paksa e vështirë të përkufizosh natyrën e vetvrasjeve politike në Shqipëri që në jetën politike në Shqipëri fillojnë kryesisht me vetvrasjen e Et’hem Totos në 1937.


Saturday 9 July 2016

Tablotë historike dhe Historia





Tabloja historike, si gjini në artet figurative,  daton hershëm në pikturën shqiptare me autor Spiro Xegën, por zhvillimin e vërtetë e mori në mesin e shekullit të kaluar. Sigurisht që tablotë nga koha e luftës partizane reflektonin këndvështrimet ideologjike të "Njeriut të Ri" që “kalitej në flakët e revolucionit” të supozuar që kish ndodhur, por kishte tablo si “Gjyqi i kryengritësve në Sinjë”(1978) që pasqyron një detaj të luftës civile nëse mund ta quajmë kështu midis fisnikërisë së vjetër shqiptare të kryesuar nga Oxhaku i Vlorajve ndaj një oxhaku të ri i Vrionasve që mbështeste reformat centralizuese të Tanzimatit pas rënies tragjike të Ali pashë Tepelenës dhe fundit të autonomisë de facto të territoreve shqiptare. Po kush ishin Vrionasit?


Friday 8 July 2016

Dy anglezë në Ksamil (prill 1857)




Kjo tablo në akuarel është realizuar nga Edward Lear(1812-1888) në prill 1857 , gjatë një udhëtimi të shkurtër në Tre scogli-Tre shkëmbijntë, Ksamili i sotëm, në veri të Butrintit në Shqipëri. Lear-i lundroi nga Korfuzi, ku kish zënë me qira një shtëpi gjatë periudhës së dimrit , për në bregun përballë.


Friday 1 July 2016

Leximet e ndryshme të romanit "Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”



Përcaktimi i dashurisë së një femre ndoshta është rebusi më i vështirë për qeniet njerëzore. E kanë provuar dhe vazhdojnë ta provojnë shkrimtarë të vegjël dhe të mëdhenj, gjithsecili duke kontribuar sadopak në zgjidhjen e këtij rebusi. Kur përcaktimi i këtij misteri përvijohet me përmasat e përjetimit të dashurisë përmes rrugëtimit të vetëpërcaktimit të “unit” si karakter dhe “unit” shoqëror të një popullate, atëherë ky mister merr përmasat e një sage që ngërthen në vetvete disa elemente.