Tabloja e piktorit
gjerman Leopold Karl Müller, “The Greek Moor” –Mauri Grek(1855), është një dëshmi
e përhapjes së fustanellës ndër popullsitë fqinje në rajon. Ka të ngjarë që
personi i portretizuar është Marko nga Abisinia, një nga truprojat personale të
Mbretit të Greqisë , bavarezit Otto I( 1815-1867).
Pages
▼
Wednesday, 30 March 2016
Kostumi shqiptar i Lord Byron
Nuk ka dyshim që
në plejadën e udhëtarëve që vizituan territoret shqiptare në fillim të
shekullit të XIX, vendin më të rëndësishëm e mban poeti Lord Byron që ishte nga
të parët që vizitoi Janinën e Tepelenën, por la pas dhe një monument letrar si
poema epike “Shtegtimet e Childe Haroldit”, ku portretizon shqiptarët, dhe
prijësin e tyre karizmatik Ali Pasha Tepelenën.
Tuesday, 29 March 2016
Pse duhet ta lexojmë Çajupin?
I
lindur në Shqipëri dhe i arsimuar në shkollë greke në vendlindje (në Shqipërinë
e Jugut në atë kohë dhe në krahinën e Zagorisë, prej nga është autori, prej
kohësh sipas së drejtës që gëzonte popullsia rum-milet kishte shkolla greke),
pastaj në kolegjin francez të Kajros për të vazhduar më tej në Zvicër, Çajupi
është suigeneris një rast i elitës shqiptare, arketip i shumë
shtresëzimeve kulturore, të cilat të harmonizuara brenda vetes, shpeshherë
nxirrnin në pah kozmopolitizmin e tyre, por që në të shumtën e rasteve iu
nënshtrua nacionalizmit si një forcë lëvizëse tërheqëse e kohës.
Friday, 25 March 2016
Gazeta "Albania" e Konicës, në kujtimet e Nolit
Fan Noli në shkrimin e vet “Si e kam njohur
Faik Konicën” shkruan se nga viti 1897 deri më 1912, dy nga pionierët më të
shquar të pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë Konica dhe Shahin Kolonja,
botuesit e dy revistave shqiptare, që dolën jashtë: “Albania” dhe “Drita”
përkatësisht. Gjatë sundimit turk shqiptarët kishin harruar gjithçka për
lavdinë e tyre të kaluar nën Skënderbeun.
Sunday, 20 March 2016
Misionarët e kombit.
Historia e arsimit
shqip është ndoshta një nga historitë më të dhimbshme në Ballkan. Ky nuk është
një konstatim emocional me të cilat është e mbushur pothuajse çdo tekst
historie në Ballkan, por një e vërtetë e dhimbshme që akoma nuk ka gjetur
trajtimin e duhur në memorien dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe që
nën presionet e vazhdueshme të kinse dekonstruktimit të miteve po tjetërsohet
duke ndërtuar , një mit tjetër, mitin e harresës shumë më të rrezikshëm se
gjasme viktimizimi dhe mësimi me “kulturën e rrenës dhe të mashtrimit” që
pretendohet në analizat dekonstruktive.
Thursday, 17 March 2016
Trashëgimia kulturore e Ali Pashë Tepelenës në jug të Shqipërisë.
Përvecse ambicieve
për pushtet, dhe një shtet të centralizuar, Ali Pashë Tepelena, ndërtoi një
rrjet të admirueshëm rrugësh dhe urash. Ky rrjet rrugor dhe urash ndihmoi shumë
në rritjen e volumit te tregtisë. Mirëmbajtja dhe vënia e tyre në shërbim të
turizmit malor do të sillte një ringjallje ekonomike për zonat.
Monday, 14 March 2016
Wednesday, 9 March 2016
Naim Frashëri dhe miti pellazgjik
Krijimtaria letrare e Naim Frashërit është
bërë prej shumë kohësh objekt i njohur studimi. Si një nga krijuesit dhe
figurat qendrore të letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare për të janë shkruar
monografi dhe studime të veçanta letrare ku janë nxjerrë në pah fillesat e
krijimtarisë, talenti i tij, vështirësitë e të vjershëruarit në shqip ( në një
gjuhë që arti poetik ishte lëvruar pak ose aspak), por nuk kanë munguar
edhe kritikat që në disa raste kanë shkaktuar reagim në botën shqiptare si
është p.sh artikulli i njohur i Konicës në gazetën “Dielli”, “Helm e vrer
kundër idolit të ditëve tona djaloshare”në 1937.










