Saturday 21 November 2015

Mes të gjallëve dhe të vdekurve



Filozofi antik grek, Platoni, i përjashtoi poetët nga republika e së ardhmes. Sipas tij, me artin e tyre, ata mund të molepsin karakterin e të rinjve, duke iu larguar shpirtin luftarak. Platoni vazhdon të mbetet ende dhe sot një nga mendjet që intigron mendimin e njerëzimin me veprën dhe mitet e veta të përshkruara, por në përcaktimin e tij ndaj artit poetik dhe poezisë mesa duket ka qenë i gabuar.


Thursday 19 November 2015

Arkeologu i dijes, Injac Zamputti



Kultura shqiptare nuk është e pasur vetëm materialisht, me vepra e kontribute të personaliteteve të saj, të shuar e fikur rrënimeve dhe zgafellave të diktaturës dhe tranzicionit të stërgjatur shqiptar, por edhe si frymë që mbijeton përtej kohërave dhe hapësirave të datave egzakte të lindjeve dhe vdekjeve të personaliteve të saj. Kjo frymë që ka mbizotëruar gjithandej në tekstet dhe kulturën tonë ka krijuar shenjtorë dhe martirë të gjallë të stërmundimeve për të sjellë në shqip tekste të huaja, si dëshmi të veçanta të identitetit tonë.



Monday 16 November 2015

Kërkohen gjyqtarë fort të ndershëm dhe të pakorruptuar.




Drejtësia është shtylla kryesore e qeverisjes së një vendi. Kur nuk ka drejtësi, pushojnë së funksionuarit mirë tëgjitha instrumentet e demokracisë liberale si mirëqenia, konkurrenca e drejtë dhe  liria. Ato deformohen dhe krijohen sharrtime të rrezikshme që mund të shkaktojnë epidemi humbje shprese dhe besimi. Një vënd që e humbet besimin dhe shpresën në të ardhmen është i barabartë me një vend që shkretohet dalë nga dalë.


Thursday 5 November 2015

Rrethimi i Shkodrës i pasqyruar në artin evropian




Rrethimi i Shkodrës është një ngjarje që e kapërceu jehonën lokale të saj. Ai ishte një epilog i dhimbshëm i një lufte të gjatë Veneto-Otomane, 1463-1479 midis Perëndimit dhe Lindjes, Venedikut dhe Perandorisë Otomane, shqiptarëve dhe osmanëve. Historiani mesjetarist Franc Babbingier e ka quajtur rrethimin si “një nga episode më të shquara në luftën midis Perëndimit dhe Gjysëm hënës” .
Një numër shumë i vogël prej 1600 burrash shqiptarë dhe italianë dhe një numër i vogël grash përballuan një ushtri që burimet ndoshta në mënyrë të eksagjeruar thonë se ishin 350.000 me në krye vet Sulltan Mehmetin e II. Fundi i kësaj beteje dihet dhe është shumë i trishtë, por si një betejë epike ajo tërhoqi vëmendjen e artit evropian të kohësh që ishte si të thuash “media e kohës”.
Kështu piktura e parë është vepër e piktorit Paolo Veronezi në 1585, pikturë e cila ndodhet në Pallatin e Dozhit të Venedikut kurse e dyta e një gravurë e vitit 1860 e Giuseppe Lorenco Gateri , ku ngjarja ende vazhdonte te terhiqte vemendjen e artit europian. Siç duket Arbëria kish “vdekur” politikisht por jetonte kulturialisht në sallonet e mendimin Evropës.

Shënime kulturore