Tuesday 26 May 2015

Rusia dhe Ballkani imagjinar


Shkrimtari i madh rus, Nikollai Gogol, e përfundon romanin e vet të famshëm Frymë të vdekura me një përshkrim poetik për fatin e Rusisë së madhe që sipas tij ishte “një trojkë që rendte pafundësisht përpara” ne stepat e pafundme të botës dhe kësaj trojke që “derdhte zilka përreth e fluturonte mbi gjithçka që ndodhej mbi tokë” tek e “shikojnë vëngër, popuj dhe shtete tërhiqen mënjanë dhe i hapin udhë”. Në fakt, më tepër se një përshkrim poetik, faqet e fundit të romanit, duket se janë një panegjirik politik për të ardhmen e Rusisë dhe vendin e saj në botë.


Monday 25 May 2015

Hygo: Ali Pashë Tepelena si Bonaparti



«Ali Tepelena, dritë nga drita dalë / Që në divan më mban vend të parë / Emri yt i madh, shkoftë deri te retë! / Po mbamë një çikë vesh, vezir, dhe këta trima kokëshkretë: / Ti, hije e Padishahut, dhe ai vetë hije e Allahut / Një qen je, mor i flamosur, asgjë më shumë!…” Viktor Hygo, shpirti i romantizmit francez, ishte vetëm 27 vjeç kur shkroi poemën “Pashai dhe Dervishi”. Pashai me jetën e tij plot bëma, tashmë ishte një personazh i njohur në sallonet franceze.


Friday 22 May 2015

Opinioni në Dojce Welle rreth Samitit për sigurinë: Dialog gjithëpërfshirës kundër ekstremizmit të dhunshëm



Në samitin e parë ministerial kundër ekstremizimit të dhunshëm që përfundoi (20.05) në Tiranë u shtrua si domosdoshmëri konsolidimi i një strategjie gjithëpërfshirëse, ku të përfshihen të gjitha strukturat relevante.


Thursday 7 May 2015

Lamtumirë Profesor…


Në foto: profesor Afrim Karagjozi në Muzeun e Arteve në Bath të Anglisë, duke pozuar me kostumin origjinal shqiptar të Lord Byron.

Jeta  është   si një   stacion ku njeh shumë   njerëz, por jo të   gjithë   mbeten përherë   në   kujtesë  . Kjo gjë   ndodh jo vetë m sepse ata shfaqen, duken , ikin ose veniten si cdo gjë   rreth e përqark nesh, por sepse jo të   gjithë   arrijnë   të   përfaqësojnë   atë   që   quhet frymë   dhe  që   për shumë   kohë   jeton në   kujtesën njerzore dhe në   kujtesën e ajrit. Sepse ashtu si është   e njohur për të   gjithë  , në   të   vërtetë   pak njerëz arrijnë   të   ndriçojnë   përtej kohës se tyre dhe në   të   njëtën kohë   të   jetojnë   në   bashkohësi në   kufijtë   midis dy epokave.