Monday 27 April 2015

Identiteti fetar dhe kombëtar i shqiptarëve ortodoksë së Rekës së Epërme




Vilajeti i Manastirit, një nga katër vilajetet që përfshinte popullsi shqiptare në provincën osmane të Rumelisë, është parë gjithnjë si një territor ku identetitet nacionale kanë qenë më të zbehta, krahasuar me vetpërcaktimin dhe identitetet fetare të popullsive që banonin në të. Si një nga krahinat më të hershme të pushtuara nga osmanët dhe ku në fakt ka pasur një proces kolonizimi me popullsi turke më të lartë se në territoret e tjera[1], sistemi osman i mileteve duket se kishte zënë mirë rrënjë dhe në fund të shekullit të XIX  dhe fillimet e shekullit të XX, popullsia e këtyre anëve e kishte më të vështirë përqafimin e nacionalizmit që synonte formimin e identiteteve kombëtare përkundrejt një identiteti osman që imponohej nga lart.


Friday 24 April 2015

Luani i Epirit


Historiografia botërore ende nuk e ka thënë plotësisht fjalën e vet mbi origjinën etnike, familiare të  Ali Pashë Tepelenës si dhe në aksionet e tij politike për të realizuar pavarësinë e shtetit të vet. Ajo luhatet në shtretërit e egzotizmit, orientalizmit dhe paragjykimeve kulturore. Ali Pasha Tepelena është figura më interesante dhe më karizmatike e kapërcyellit të shekullit  XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX në historinë e Shqipërisë.  Koha në të cilën u brumos dhe ushtroi aktivitetin e tij Pashai Tepelenas ishte koha kur Ballkani dhe territoret e perëndimore të tij nën kontaktin e drejtpërdrejt me ushtrinë franceze që pushtuan Ishujt Jonianë dhe zhvillimit të një rrjeti tregtar të admirueshëm me Europën kaluan nga procesi i Mesjetës së vonë në iluminizëm ballkanik dhe nacionalizëm.


Monday 20 April 2015

Urbanistika dhe tregtia në Çamëri gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës



Vapori i firmes austriake "Lloid" qe lidhte Triesten me bregdetin shqiptar. Kartpostal i vitit 1900, në Prevezë


Prej vitit 1788, krahina e Çamërisë u vu nën presionin Ali Pashë Tepelenës, zot i Janinës, i cili synonte krijimin e një shteti të centralizuar, të pavarur nga Porta. Çamëria zinte një vend qëndror në këto synime të Ali Pashë Tepelenës, i cili e njihte shumë mirë rëndësinë ekonomike e strategjike të asaj krahine. Gjatë viteve 1759-1762, një kushëri i Aliut, Islam Beu, dhe babai i tij, Veli Beu, kishin qenë pashallarë me dy tuje të Pashallëkut të Delvinës, ku përfshiheshin edhe disa territore çame. Vetë Aliu kishte patur lidhje me Çamërinë gjatë ushtrimit të detyrës së tij si Kryeruajtës i rrugëve të Rumelisë. Në fakt, një pjesë e madhe e rrugëve tregtare që lidhnin kontinentin me Korfuzin dhe Ishujt Jonianë kalonin mes për mes territoreve të Çamërisë.


Sunday 19 April 2015

Sfida e qytetarëve në zgjedhjet lokale


Për një lexues shqiptar të letërsisë së antikitetit, kur lexon komedinë romake “Menaechmi” të Plautit, përveçse shijimit të humorit të hollë të veprës, ka dhe një kënaqësi të veçantë për shkakun se ngjarjet zhvillohen në qytetin e vjetër antik të Durrësit,- Epidamnin apo “Tavernën e Adriatikut” si e thërrisnin në botën antike. Kënaqësia, natyrisht nuk është vetëm e durrsakëve që lexojnë për qytetin e tyre, por dhe e gjithë shqiptarëve, sepse kështu ata ndihen pjesë e kulturës së gjerë latine, një nga trashëgimitë bazë në krijimin e Europës moderne.


Saturday 18 April 2015

Mesdheu- Gramatika e qytetërimeve



Nuk është se konstatoj ndonjë gjë të re apo bëj ndonjë zbulim nëse theksoj faktin se qendra e qytetërimeve dhe gramatika e tyre është bota mesdhetare. Qytetërimet e Egjiptit të Lashtë, Helenik , Romak, Ilirik dhe Trak kanë formësuar themelet e qytërimeve tona të mëvonshme duke krijuar në këtë mënyrë dhe një lidhje organike midis së shkuarës dhe së sotmes aq sa dhe në teoritë e konsolidimit të Bashkimit Evropian përmenden rrënjët dhe vlerat  të qytetërimit antik greko-romak si vlera të përbashkëta në themel të Evropës së bashkuar.


Monday 13 April 2015

Marrëdheniet serbo-shqiptare dhe shqetësimi europian.


Lajmi  i përcjellë nga disa të përditshme shqiptare se opinion serb është në ankth nga takimi midis dy qeverive shqiptare i ndërmarrë në Tiranë, nuk është një lajm i ri. Në fakt opinion publik serb i përfaqësuar nga gjithfarë figurash qofshin intelektualë që kanë hartuar projekte shfarosje dhe dëbimi për shqiptarët si rasti i Vasa Çubroloviq dhe Ivo Andriç apo dhe të moderuar nëse ka pasur ndonjëherë të tillë që e kanë merituar të emërtohen me këtë term, egzistencën e një Shqipërie që interesohet dhe pyet për fatin e bashkëkombasve të vet në Kosovë e kanë përjetuar si një makth shpirtëror dhe në gjuhën diplomatike e kanë pagëzuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë.