Pages
▼
Friday, 31 May 2013
Thursday, 30 May 2013
Wednesday, 29 May 2013
Për frymë të marr...
Për
frymë të marr, për frymë
e
për asgjë tjetër
dhe
shenjat që le në qelqin e shpirtit tim
janë
të kuq buzësh harruar në qershitë
e
pranverës së vonë.
Për
frymë të marr, për frymë
dhe
pres që qershia të çelë lule,
qershia
të përflaket nga turpi i puthjes vjellurazi
në
mbasditen e vonë të muzgut.
Për
frymë të marr për frymë
dhe
kondesohem në ajër
bashkë
me ty
Ç’
bunacë do sjellim vallë?
Tuesday, 28 May 2013
Gri
Kohë
e plandosur
mbi shpina të vobegta metaforash,
kohë
që nuk sjell as shi , as breshër
por
një diell të mekur që djeg lulet
e
mbyt cicërimat e zogjve.
Kohë
që lind e rilind
mes
prozave e vargjeve të së shkuarës,
të
profecive të rreme dhe premtimeve të kota
Kohë
e vjetër sa bota
Ke
kohë që ke veshur
Kostumin
gri të arkmortit
Ku
të të varrosim?
Monday, 27 May 2013
Kohë e përshpirtshme
Kohë
e përshpirtshme
ku
ti ndezim qirinjte?
Tempujt
i kemi rrënuar,
thellë ne shpirt ,ende gjumë trubulluar
fle
një ndjenjë mirënjohje ndaj kohës së trazuar
Kërkohet
një pyetje fatale per ta nxjerrë ne dritë
kafkat
nuk entuziasmojne më as perënditë
Te
qenët apo te mos qenët,
nuk është më çështja
krimbi-flutur
apo flutura-krimb,
mjerimi i sotëm:njeriu-vemja
Tiranë
27.05.2013
Saturday, 25 May 2013
Friday, 24 May 2013
Durrësi midis dy epokave
Durrësi
mesjetar ka qenë një stacion i dhimbshëm për shumë familje shqiptare që
zgjidhnin të emigronin në Itali pas invazionit osman që kërcënonte ethshëm
identitetin e tyre evropian. Shqipëria e asaj kohe dhe territoret ku banonin
shqiptarët nuk ishin ndryshe nga ana tjetër e detit Adriatik, dhe të njëjtat
ide, pasione dhe rizgjim i së shkuarës antike kish ngërthyer të dy anët e tij,
duke dëshmuar në këtë lloj mënyre se përcaktimi se deti Adriatik “ishte një nga
vatrat e qytetërimit të hershëm evropian” ishte mëse i vërtetë.
Tuesday, 21 May 2013
Friday, 17 May 2013
Rifitimi i qytetarisë evropiane përmes Trashëgimisë Kulturore
Qytetërimet
janë të çuditshëm me larminë e tyre. Nga njëri cep i botës në tjetrin me
gjurmët që kanë lënë vazhdojnë ende të ndjellin dhe kumtojnë mesazhe për të
ardhmen. Ndonjëherë në këtë kuturisje të tyre historike që ngërthen sa të
shkuarën dhe lidhet krejt papritur dhe me te të sotmen ndodh që të gjendemi
krejt të papërgatitur si në një lojë rebusi ku zgjidhja mund të jetë shumë e
thjeshtë para syve tanë, por edhe si një abstraksion që do kohë që të marrë
përgjigje.
Thursday, 16 May 2013
Vasha nga Athina nga Lord Byron
Portret
i bukuroshes Arvanitase, autori i këtij akuareli është i mirënjohuri A. E.
Chalon. Ai e pikturoi këtë vajzë bukuroshe, arvanitase në vitin 1832, mbi bazën
e skicave e portreteve të Cocerrelit, piktor, arkitekt e arkeolog anglez. Ky
imazh i mrekullueshëm ndodhet sot në Londër në një koleksin privat. Byron-i
shkruajti poezine e bukur Vashës së Athinës që mbetet një nga kryeveprat e tij.
Vasha
nga Athina
Ah
kthema zemrën, kthema ti
Që
u shkëput nga gjoksi im,
E
mbaj atë në tëndin gji,
Të
hesht, të bëjë pak pushim.
Përpara
nisjes qan ajo:
Zoi
mu, sas agapo.
Gërsheta
shthurrur shkon, kur sulesh
Siç
ndodh me erërat e Egjeut,
Të
marrin faqet ngjyrë lulesh,
O
njomësi e embël e dheut!
Zoi
mu sasa agapo!
Të
tuat buzë sodita gjatë
Të
tyren rreth gjithë afsh e zjarr
Kur
flasin lulet çjanë bashkë,
Si
to askush sflet barabar
Pa
gaz e klithmë është ajo
Zoi
mu, sas agapo!
O
vashë e ëmbël e Athinës,
Ti
mbamë mend të iki tinës,
Për
në Stamboll të shkoj si në ëndërr
Më
mban Athina shpirt e zemër
E
h, dashurinë se harroj , jo!
Zoi
mu sas agapo!
Përktheu:
Dhori Qiriazi
Maid
of Athens, ere We part
Maid
of Athens, ere we part,
Give,
oh give me back my heart !
Or,
since that has left my breast,
Keep
it now, and take the rest !
Hear
my vow before I go,
By
those tresses unconfined,
Woo'd
by each Ægean wind;
By
those lids whose jetty fringe
Kiss
thy soft cheeks' blooming tinge;
By
those wild eyes like the roe,
By
that lip I long to taste;
By
that zone-encircled waist;
By
all the token-flowers that tell
What
words can never speak so well;
By
love's alternate joy and woe,
Maid
of Athens ! I am gone:
Think
of me, sweet ! when alone.
Though
I fly to Istambol,
Athens
holds my heart and soul:
Can
I cease to love thee? No!
Athens
1810
Sunday, 12 May 2013
Humanist Arvanitas
Fillimet e Rilindjes Europiane mendohet se janë në vitet 70’të shekullit të XII me krijimtarinë e Petrarkës, Bokaçios dhe Dante Aligerit. Rilindja është urë që lidh Mesjetën në Epokën e Iluminizmit dhe Historinë Moderne. Është një periudhë në historinë evropiane që mbulon intervalin e shekujve 14 dhe 17. Kjo periudhë u përhap shpejt në të gjithë Evropën, por gjurmët e saj të para u gjetën në Itali.














