Pages
▼
Monday, 22 April 2013
Wednesday, 17 April 2013
Monday, 15 April 2013
Sunday, 14 April 2013
Friday, 12 April 2013
Petale Trëndafili
Petale, petale u
pjalmove
Në kopshtin tim,
Nuk ta dija emrin, as të njihja
Rrokulliseshe pa fund në bulëza vese
I jepje dritë pusit në fund të oborrit.
Ku je, ku shkove neraidë e rinisë
Në çbrigje zbarkove, çdhimbje more pas
Një hije rrëqethet lugjeve të vjeshtës së mallit
Një tambur oshëtin gjithmonë larg...
Të të rikujtoj si petal trëndafili
Apo si një gjemb që dorën ta çpon?
Mes pritjes, ikjes dhe ardhjes
Emri jot diku larg veson
Mirëqofsh përhera aty ku frymon
Dhe bryma lule të reja shperthen
Në gonxhe trëdafili aq të admirueshëm
Sa vetëm ti dije të mbillje...
Në kopshtin tim,
Nuk ta dija emrin, as të njihja
Rrokulliseshe pa fund në bulëza vese
I jepje dritë pusit në fund të oborrit.
Ku je, ku shkove neraidë e rinisë
Në çbrigje zbarkove, çdhimbje more pas
Një hije rrëqethet lugjeve të vjeshtës së mallit
Një tambur oshëtin gjithmonë larg...
Të të rikujtoj si petal trëndafili
Apo si një gjemb që dorën ta çpon?
Mes pritjes, ikjes dhe ardhjes
Emri jot diku larg veson
Mirëqofsh përhera aty ku frymon
Dhe bryma lule të reja shperthen
Në gonxhe trëdafili aq të admirueshëm
Sa vetëm ti dije të mbillje...
Tuesday, 9 April 2013
Thursday, 4 April 2013
Wednesday, 3 April 2013
Monopateve të kujtesës
Në
ashensorët e memories
janë
të gjitha rrathët,
të Ferrit, Purgatorit, Parajsës.
Ku
të të gjej?
Fytyra
jote është pjalmuar luleve të mallit
si
medalion i trishtë harrimi.
Nuk
gjej forcë as të të mbaj në shpinë si mëkat
as
të të përkujtoj si një çast gëzimi.
Shfaqesh
e venitesh si dritë e largët qiriri
Ndriçon
e errëson monopatet e shpirtit
Ku
je?
Jehona
rregj e rrok përjetësisht largimin.
Tiranë:
03.04.2013
Tuesday, 2 April 2013
Gazetari e papërgjeshme
Gazetaria
është një “gjueti lajmi” apo një reflektim serioz i ngjarjeve që ndodhin? Me
pjesë e parë të fjalisë nënkuptojmë se
“lajmi i keq është lajm i mirë”, pra ai që mund të krijojë sensacion ndaj
përzgjidhen detajet që mund të jenë më pompoze por në të vërtetë nuk është se
ata janë pjesa thelbësore e lajmit.








