Pages
▼
Thursday, 24 January 2013
Wednesday, 23 January 2013
Patriotizëm evropian përkundrejt nacionalizmit tradicional
Pa
u zgjidhur çështja shqiptare në Ballkan, Ballkani kurrë nuk do të gjejë qetësi.
Abdyl
Frashëri
Atmosfera e festimeve të 100 vjetorit të
pavarësisë ende nuk është shuar. Gjithandej nëpër botën kibernetike dhe në
botën e lajmeve qarkullojnë deklarata mbi Shqipërinë, kufinjt e përcaktuar keq,
copëtimin apo dhe kërkesa për rishikim
të historisë, ngjarjeve dhe personave dominantë në të.
Sunday, 20 January 2013
Saturday, 19 January 2013
Sunday, 6 January 2013
Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare
Përvjetori
i sivjetshëm i pavarësisë solli në Shqipëri dy thesare të vërteta të kulturës
materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Në ambjentet e Biblotekës Kombëtare u
ekspozua libri i parë i plotë në gjuhën shqip, Meshari i famshëm i Gjon Buzukut
dhe në muzeun kombëtar armët e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot
Skënderbeut.
Friday, 4 January 2013
Thursday, 3 January 2013
Greqia që flet Shqip`
Viktor
Bernard
Në
librin e tij “La Turqie et l’Hellenisme contemporain”, francezi Viktor Bernard,
me admirimin e tij për racën shqiptare, shkruan “Ndonjëherë raca shqiptare është
ngritur, është personifikuar, në një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që
të ketë qënë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skëndërbeu e Pirro, çoi peshë mbarë
një botë dhe gdhendi mbi popuj që drejtuan, shenjat e gjenisë së saj. Jeta e
shqiptarëve në këtë shekull të mbramë, vepra e tyre në Egjypt ku qenë mbretër,
në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft
periudha të historisë së herëshme, dhe kur shqiptarët rivendikojnë Aleksandrin,
Akilin e Agamemnonin, teprimi duket të jetë veçse një formë, sepse paradoksi
mban në vetvehte një të vërtetë”.






