Thursday 22 October 2009

Mediatizimi i shkruajtjes së historisë







Me rastin e përvjetorit të festës kombëtare të Kinës, në shtypin shqiptar nuk munguan komentet pozitive për ecurinë ekonomike të këtij shteti të madh si dhe përpjekja e veçantë për të kaluar nga sistemi i centralizuar ekonomik në atë të ekonomisë së tregut. Nuk mund të mungonte natyrisht dhe një historik i shkurtër i marrëdhënieve shqiptaro-kineze, ku midis shumë episodeve të miqësisë tradicionale nuk u la pa përmendur dhe kontributi i Shqipërisë në hyrjen dhe pranimin e Kinës në OKB me të drejta të plota.