Dhjetori
nuk ka qenë ndonjë muaj i preferuar për shqiptarët. Duke qenë fund viti, dhe
një nga muajt më të ftohtë ai është shoqëruar shpesh me përralla rreth zjarrit.
Megjithatë jo të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në dhjetor kanë qenë gjithmonë
përralla. Ngjarjet e dhjetorit 90’ në fakt ishin ngjarje përtej fantazisë së
pritshme të një populli të munduar nën një regjim diktatorial.
